Shpallje

Kolegu Renaldo Bregu si një nga zërat denoncues për problemet që lidhen me qytetarët ditën e sotme është përballur me një situtatë jo normale nga shërbimi i Bashkisë Tiranë.
Teksa ka telefonuar në këtë institucion për të raportuar një shkelje, gazetari Bregu është fyer nga punonjësit e shërbimit në Bashkinë e Tiranës.

Situatë kjo e cila vë në dukje degradimin e administratës së bashkisë.
Këtë gjë e kanpasqyruar vetë gazetari ku shkruan:
Sapo e njoftova Kryetarin e Bashkisë Tiranë për këtë punonjësen që tallet me qytetarët, nuk vlerëson denoncimet, i denigron qytetarët, nuk ndan qëllimisht personalen me profesionalen.

Një punonjës në vlerësimin tim harbute, e neveritshme, të sillet një punonjës Shtetit në këtë formë.

=====================
Përshëndetje Z. Kryetar,
Si je?

Tani sapo fola tek numrin qëndror të Bashkisë Tiranë 08000888, dhe pikërisht kjo vajza sot datë 20.07.2018, ora 08:42, është shumë ofenduese, më quan parazit ose të papunë që denoncoj raste në Bashki që Unë i shikoj kundravajtje.

Është shumë denigruese, tallëse dhe nuk ndan dot personale me profesionalen.

Ku lutem trajnoni punonjësit të sillen me integritet përpara qytetarëve.

Me Respekt
Renaldo BREGU