Shpallje

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar kështu vettingut.

Pas mbarimit të seancës Zaganjori ka dhënë  një deklaratë për mediat. Zaganjori pohoi se ishte njeri i ligjit, ndaj edhe kishte shkuar sot në seancë, ndërsa shtoi se për 40 vite karrierë ka punuar me përkushtim.

“Nuk është momenti për intervista. Jam njeri i ligjit, dhe erdha në proces. E kam mbështetur reformën në Drejtësi, ndaj kam respektuar KPK dhe kam dokumentuar gjithçka. Kam 40 vite pune dhe kam punuar me përkushtim”, tha ai. Teksa u pyet për faktin nëse kishte besim tek sistemi i drejtësisë, ai u shpreh se: “Nuk e di, atë do ta shohim, pasi të gjithë dokumentet qe kam pasur më është dashur që të shkoj në Gjermani”.