Shpallje

Një qytetar ka ironizuar qendrimin e punonjësve të Policisë Rrugore në aksin Levan-Fier.

Me anë të një komenti në postimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore, i cili bënte thirrje për ecjen me kujdes në rrugët e vendit, qytetari nuk ka ngurruar të shprehi mendimin për mënyrën se si qendrojnë në rrugët e vendit efektivët e rrugores.

Qytetari F.Z: Kisha vendosur te mos shkruaja me per keto probleme por eshte e pamundur, momentalisht jam ne aksin rrugor Levan – Tepelene ne nje kthese shoh si dy lekshat e monizmit dy police me nje radar te futur ne fera te parkuar keq mjetin e tyre te patrulles me vjen vertet keq ndjese per drejtuesit e tyre qe jane shembullore ne detyre por keto tipa smund ti quaj pjese e sigurrise rrugore por e pa sigurise ne rruge, drejtor pune te mbare dhe sa me shume inspektime nga ju

Drejtori i Policisë Rrugore Mitat Tola: Vetem ne ate kthese Nik kane humbur jeten per kater vjet 3 persona dhe jane plagosur rende 6 te tjere
Me mire kritika jote per dylekshat se sa gjak + aksidente + dhe mort
Besoj me kupton
Deri sa te kemi keta drejtues mjeti qe futen ne kthese me 180km/ore
Ec me kujdes mik