Shpallje

Një ngjarje e rëndë është shënuar në liqenin e Missourit ku një varkë me turistë është përmbysur e për fat të keq 17 persona kanë humbur jetën.
Në mesin e tyre 9 i përkasin të njëjtës familje, është shprehur guvernatori Michael Parson.

Një nga personat e mbijetuar në tragjedi shprehet për Fox News:

“Kam humbur të gjithë fëmijët e mi, kam humbur burrin, vjehrrën, vjehrrin, xhaxhain, motrën time, dhe nipin, jam mirë, por kjo është me të vërtetë e vështirë. Kapiteni na tha: ‘Mos u shqetësoni për xhaketën e shpëtimit të jetës, nuk do të keni nevojë për to’, kështu që askush nuk i vuri, sepse ne e dëgjuam kapitenin dhe ai na tha të qëndronim ulur. Sidoqoftë, ishte shumë vonë për ti vendosur.”