Shpallje

Real Madridi i ka dërguar Chelsea ofertën e parë për Eden Hazard, e cila kap koston e 115 milionë eurove.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian Nicolò Schira. Sipas të njëjtit, oferta në fjalë ndonëse nuk është e kënaqshme për Chelsean i cili kërkon 150 milionë euro, u ka mundësuar palëve që të ulen për të negociuar.

Klubi Madrilen më qëllim që të përshpejtojë transferimin e Hazardit të shtunën do të takohet edhe me agjentin e tij.

Hazard sipas medieve botërore nuk do të shkojë i vetëm në Real Madridit. Me të në Santiago Bernabeu pritet të shkojë edhe portieri Courtois.

Hazard ka edhe dy vite kontratë me Chelsean, ndërsa Courtois është në vitin e tij të fundit të kontratës me klubin nga Londra.

Merkatoja në Angli mbyllet me 9 gusht, ndërsa ajo në Spanjë me 31 gusht.