Shpallje

Përbërësit:

– 750 g mish viçi apo mish lope,
– 250 ml verë të zezë të thatë,
– 1 lugë e vogël uthull vere,
– 2 thelpinj hudhre,
– 400 g qepë,
– 1 degë kanelle,
– 2 fletë dafine,
– 1 lugë e vogël spec të bluar,
– një lugë e vogël pure domateje,
– salcë domatesh,
– 150 – 200 ml lëng mishi (supë),
– vaj ulliri,
– kripë,
– piper,
– pak miell.

Përgatitja:

Pritni mishin në kube të mëdha dhe rrotulloni në mielli të përzier me një filxhan piper.

Në vaj të nxehtë fërgoni mishin derisa të marrë ngjyrë ari dhe vendoseni në tepsi rezistuese nga zjarri dhe shtoni pak vaj ulliri.

Qepën priteni në copa paksa të mëdha dhe fërgoni derisa të marrin ngjyrë të gështenjtë. Në fund fërgoni hudhrën dhe të gjitha qitni sipër mishit.

Në tenxhere hidhni verën, kanellën, uthullën dhe piperin dhe lini të vlojnë.

Hidhni sipër mishit,  (lëngun e mishit) dhe hidhni dy fletë dafine.

Tepsinë mbulojeni me kapak dhe futeni në furrë. Piqeni rreth një orë në 200 gradë celsius.

Zbulojeni pak kapakun dhe piqeni edhe dy orë e gjysmë. Shërbejeni me oriz.