Shpallje

Aktorja e njohur Zamira Kita, shpreh nevojën urgjente për ndërtimin e një godine të re që do të shërbejë si Teatër Kombëtar, pikërisht në vendin ku sot gjendet godina e vjetër.

Duke sjellë përvojën pozitive të ndërtimit të Teatrit të Korçës, Zamira Kita është e sigurt se edhe godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë shumë e mirë. “Jam plotësisht dakord për prishjen e teatrit dhe për ndërtimin e një teatri të ri, i cili padyshim do të përmbushë kushtet e nevojshme elementare që i duhen një Teatri Kombëtar. Teatrit ekzistues i mungon çdo gjë. Ndërtimin e teatrit të ri e mendoj, pikërisht në vendin ku ndodhet Teatri Kombëtar sot. Ai duhet të jetë një teatër shumë funksional, me çdo komoditet të nevojshëm, me çdo lehtësirë për aktorët, i bukur dhe komod edhe për publikun, me disa salla provash dhe disa salla shfaqjesh. Duke patur përvojën e Teatrit të Korçës, kam bindjen se do të kemi një teatër shumë të mire. E rëndësishme është të prodhojmë vepra të bukura dhe cilësore”, shprehet aktorja korçare Zamira Kita.