Shpallje

Ndodhemi në kulmin e sezonit turistik dhe cdo kush prej nesh frekuenton shpesh plazhin, por pa menduar disa pika në të cilat duhet pasur kujdes.
Flasim këtu për pijet dhe ushqimet të cilat nuk duhet të konsumohen përpara se të shkojmë në det. Në mënyrë që të keni një trup sa më në formë.

Pije të gazuara

Nëse kishit ndërmend të freskoheshit gjatë vapës së madhe, në ato restorantet afër detit duke pirë pije klasike të gazuara, mos e bëni më! Çfarëdo lloj pijeje klasike (Cola, Pepsi) e deri tek uji i gazuar, janë produkte ushqimore tërësisht të ndaluara, përpara se të shkoni në det ose gjatë kohës që jeni në të. Me shmangien e tyre, shmangni edhe fryrjen e barkut dhe ju, sigurisht që e doni barkun tuaj të sheshtë, të lëmuar dhe më të bukur se kurrë apo jo?!

Pijet e përziera me sheqer
Nëse pamjet e detit në të cilin kishit zgjedhur të kaloni pushimet, i kishit imagjinuar me ato koktejet vërtet të shijshme dhe ndoshta të nevojshme, ju themi ta fshini këtë lloj imagjinate. Harrojini koktejet dhe pijet e tjera të miksuara me sheqer. Ato nuk ju ndihmojnë në kauzën tuaj për një trup perfekt. Konsumimin e tyre bëjeni natën vonë, kur me siguri do të shkoni në ato plazhet e famshme për të kërcyer.

Perimet jeshile
Është e vërtetë që janë ndër faktorët kryesorë për një trup të bukur dhe për një rënie në peshë, por ju sugjerojmë të mos i konsumoni përpara se të shkoni në det. Në fakt, që nga sallata jeshile, lakra e lulelakra e deri te brokoli, këto perime përmbajnë një sasi sheqeri, i cili shquhet për një fryrje të lehtë barku.

Bulmeti
Shumë e duam atë gotën e qumështit në mëngjes apo të shoqëruar me drithëra, të tjerë konsumojnë kosin, gjalpin në sasi të mëdha, por, përpara se të shkoni në det, ju sugjerojmë t’i shmangni në maksimum këto produkte, të cilat nuk shkaktojnë gjë tjetër veçse fryrje barku. Kjo e fundit sigurisht nuk jep pamjen e një trupi perfekt.