Shpallje

Nga Namir Lapardhaja

Nje veper e shkruar nga Henrik Ibsen me 1883 sikur ta kishte shkruar per Shqiperine e sotme.

Nje drame qe duhet lexuar nga te rinjte shqiptar per te mesuar se çka eshte e drejte dhe e vertete eshte me e rendesishme se sa çfare eshte ne anen e shumices dhe te pushtetit.
Nje veper qe rrit ndergjegjen analitike tek nxenesit e shkolles dhe i meson ata se letersia mund ta permiresoje dhe orientoje drejt vizionin e tyre per jeten, realitetin dhe te ardhmen.
Lufta midis se drejtes dhe fuqise se shumices eshte thelbi i vepres dramatike “Armiku i popullit” me autor dramaturgun norvegjes Henrik Ibsen.

– “Po sa para ben e drejta pa fuqine?” – e pyet aty per aty e shoqja Doktor Stokmanin, personazhin kryesor te vepres, i cili ka bere nje zbulim se biznesi me fitimprures i qytetit bregdetar, ai i banjave (dusheve), eshte i rrezikshem si pasoje e ndotjes se ujit nga mikrobet. – “Une te pakten mbaroj detyren time para popullit…” – i pergjigjet ai.

Çeshtja e shtypit qe perfaqesohet me gazeten “Zeri i popullit” trajtohet sikur te kemi te bejme me ate shqiptar ne ditet e sotme. Ne dukje punojne per interesin publik, ndersa ne thelb fshehin interesa te ngushta e miskine, duke e manipuluar opinionin publik e duke i sherbyer pushtetit.

Fundi i Doktor Stokmanit eshte se turma voton e gjitha qe ai te shpallet Armik i Popullit, ashtu siç e quajti i vellai i tij kur mori vesh per zbulimin e Doktorit, shtepine ia godasin me gure, pronari i nxjerr prej saj, vajzen ia pushojne prej pune, pasi drejtoresha kishte marre 3 letra anonime kunder vajzes se Doktorit, mikun e tij e shkarkojne nga puna, pasi i ofroi shtepine e tij Doktorit per te bere mbledhje ku te sqaronte turmen dhe, si per te mos mjaftuar e gjithe kjo, eshte i vellai qe ne fund i vjen ne shtepi dhe i jep letren e shkarkimit pasi “nuk guxojme te sillemi ndryshe nga shkaku i opinionit publik”, siç i argumenton ai.

Kjo eshte gjendja e Doktor Stokmanit, ndersa vepra mbyllet me nje tjeter “zbulim” te tij: “burri me i forte i botes eshte ai qe qendron me i vetem”.