Shpallje

82 subjekte ne shkelje te ligjit dhe 2.4 milion leke dem kane konstatuar struktuarat e Hetimit Tatimor vetem ne nje dite.

 

Inspektoret  kane vijuar kontrollet ne zonat bregdetare ku gjashte biznese  i kane bllokuar pasi per te disaten here nuk leshonin kuponin tatimor. Shtate te tjere nuk jane lejuar te ushtrojne aktivitetin pasi ishin te paregjistruar si subjekt i TVSH.

 

18 tatimpagues jane gjobitur per mosleshim kuponi tatimore per here te pare. Masa jane marre edhe ndaj tre subjekteve qe  nuk kishin instaluar paijset fiskale dhe pese qe  nuk I mbanin ne gjendje pune.

Subjektet e bllokuara janë Tropikal Resort, Durrës; Piratët, Dhërmi; Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës; Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës; Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës; Market Bolena, Sarandë;

Gjatë kontrolleve janë evidentuar gjithashtu edhe 13 subjekte që dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Administrata Tatimore i kane bere apel sipermarresve ne sektorin e turizmit te respektojne ligjin nderkohe qe ka ftuar qytetaret te denoncojne cdo rast abuzimi.