Shpallje

 

 Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugor Elbasan-Librazhd.

Një automjet për shkak të motit të keq  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës duke e shkatërruar pothuajse plotësisht.

Fatmirësisht nga aksidenti i rëndë nuk ka patur viktima, vetëm janë plagosur shoferi i mjetit 31-vjeçari A.P. dhe bashkëshortja e tij 20-vjeçe A.B, të cilët menjëherë janë transportuar për në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit,  ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen.