Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai iranian, Hassan Rouhani kanë shkëmbyer kërcënime në sfondin e tensioneve në rritje mes dy vendeve.

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi dje Iranin të mos kërcënonte kurrë më SHBA-në pasi do të kishte pasoja që nuk i kishte parë kurrë në histori.

“Mos e kërcënoni më kurrë SHBA-në ose do të keni pasoja që nuk i keni parë kurrë më parë në histori”, theksoi Trump në një postim në Twitter, në një mesazh drejtuar presidentit iraian, Hassan Rohani dhe shkruar me gërma kapitale.

“Ne nuk jemi një vend që duron kërcënimet tuaja për dhunë dhe vdekje. Bëni kujdes!”, shtoi ai.

Ky mesazh ndodhi pasi presidenti iranian, Rohani kishte paralajmëruar drejtuesin amerikan të mos “luante me bishtin e luanit” duke thekuar se një konflikt me Iranin do të ishte nëna e të gjitha luftërave.

Këto shkëmbime verbale të kujtojnë duelin verbal që Donald Trump pati me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, para se tensionet të uleshin për t’i lënë vendin një samiti historik mes dy krerëve më 12 qershor.

Që prej afrimit të papritur me Korenë e Veriut, Trump e ka bërë Iranin “kalin kryesor të betejës”

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz