Shpallje

Transferimi i Ronaldos në Juventus ka bërë që Pogba t’i kërkojë ekipit të tij, Manchester Unitedit, ta lejojë të largohet dhe të kthehet te “Zonja e vjetër”.

Raportohet se ai e ka informuar klubin anglez përmes agjentit të tij Mino Raiolës se dëshiron të largohet.
Megjithatë, fakti se Manchester Unitedi e kanë blerë mesfushorin francez për rreth 115 milionë euro vetëm para dy viteve e vështirëson largimin e tij. Unitedi është i vendosur ta mbajë Pogban në ekip sepse ai është pjesë kyçe e planeve të Jose Mourinhos.

Por, Pogba është i përgatitur të “luftojë” për këtë largim. Kupa e Botës i ka ndihmuar 25-vjeçarit ta kuptojë se ai nuk përshtatet me stilin e lojës së Jose Mourinhos, dhe tani ai beson se Juventusi është ekipi i duhur për të.