Shpallje

Benjamin Pavard ishte emër i panjohur për shumëkënd në Kampionatin Botëror.

Por mbrojtësi i talentuar francez zuri vend në formacionin bazë dhe shkëlqeu duke ndihmuar shtetin e tij ta fitojë Kupën e Botës.

E pas paraqitjeve të mira me Francën vlera e tij është rritur ndjeshëm në tregun e transferimeve.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat më të interesuara për lojtarin në Gjermani e tanime ne gare eshte futur dhe skuadra kampione e Frances qe ka disa vjet qe synon trofeun e CHL.

Stuttgarti, skuadra që e posedon kartonin e tij pritet të fitojë më së shumti nga largimi i Pavard.

Nderkohe PSG ndjek dhe asin e Frances. Mesfushori i Chelseat, Kante pëlqehet shumë nga parisienët dhe për këtë transferim ‘mësit’ mund të jetë Mbappe, i cili ia ka rekomanduar atë presidentit Al-Khelaifi.