Shpallje

Dua Lipa është një ndër artistet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë po vazhdon me sukses të sjell këngë të reja si dhe po mban koncerte të ndryshme anembanë planetit tokë.

Ajo ka arritur suksese të papara deri më tani, ku kënga “New Rules” është shikuar mbi 1.3 miliard herë në YouTube.

Gjithsesi kjo ka bërë që t’i shtohen edhe ndjekësit në rrjetet sociale, ku së fundi ka arritur një shifër rekorde – 15 milionë “followers” në Instagram.

“15 milionë ndjekës. Ne po festojmë! Faleminderit, faleminderit! Sezoni i Leos është më i miri dhe me të vërtetë i gjallë”, ka shkruar në llogarinë personale të Instagramit, Dua.