Një konflikt për motive të dobta ka ndodhur në një fshat të Memaliajt.

Babë e bir janë goditur nga një tjetër shtetas me një mjet prerës, ku të dy kanë mbetur të plagosur.

Policia ka mundur të ndërhyjë në kohë në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar agresorin.

Memaliaj

Plagos me mjet prerës në mal babë e bir për motive të dobëta, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga policia

Ndërhyrja në kohë e policisë me arrestimin e autorit, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit mes të afërmve të palëve

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj, u bë arrestimi i shtetasit:

Bledar Salaj, 26 vjeç, banues në Drizdar – Mallakastër.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 16: 30, në kullotat e fshatit ” Buzkalemaj” , pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç,(babë e bir), banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë porsa ka marrë informacionin, nga forcat policore është organizuar puna operacionale dhe në kohë rekord është kapur në pyllin e fshatit ” Buzkalemaj” autori i ngjarjes.

Kjo ndërhyrje në kohë rekord e policisë , ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të mëtejshëm mes të afërmve të palëve, pasi autori kishte ardhur nga Fshati Drizar i Mallakastrës me bagëti në kullotat e fshatit Buzkalemaj.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër , për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose me shumë personave’ e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 79/dh e 22 të Kodit Penal.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz