Shpallje

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të mërkurën e 24 shtatorit 1930, në ballinë, një shkrim në lidhje me tërheqjen nga skena e teatrit të aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiut.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, në vijim, tekstin e plotë për publikun shqiptar : Aleksandër Moisiu, ndërsa ishte në Vjenë, i shprehu mendimet e tij një miku gazetar:

“Teatri — tha ai — është art për të rinjtë. T’u lëmë vendin atyre! Unë do të doja që lamtumira ime prej aktori të koinçidojë me premierën e ardhshme të shfaqjes sime të parë.”

Sepse Aleksandër Moisiu është autori i një drame të cilën do ta vë në skenë. Pra, në Gjermani dhe Austri janë skeptikë për këtë pension të parakohshëm.

BURIMI: Konica.al