Shpallje

Rita Ora është një ndër këngëtaret shqiptare që ka arritur famë në rrafshin ndërkombëtar.

Kjo ka bërë që bukuroshja jonë të takojë shumë personalitete të ndryshme anembanë planetit tokë.

Një prej tyre është edhe këngëtarja Jennifer Lopez, e cila gjatë ditës së sotme ka festuar përvjetorin e 49 të lindjes.

E duke shfrytëzuar këtë rast, biondina 28-vjeçare ka uruar amerikano-latinen duke e cilësuar edhe frymëzuese e jetës së saj.

“Gëzuar ditëlindjen një nga muzat e mia përgjithmonë. J.Lo, mundësisht pa fjalë, buzëqesh dhe je inspirim absolut për të gjithë. Ju uroj ditë të bekuar!”, ka shkruar ndër të tjerash Rita.