Shpallje

Nga Marjon Gorica/

I kontaktuar nga Gazeta Ora në lidhje me situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është shprehur se krimi i organizuar ka kapur gjithcka. Kjo është dhe arsyeja e varfërimit të shqiptarëve.

Referuar përjashtimit të Shqipërisë nga Departamenti i Shtetit përsa i përketë klimës armiqësore ndaj investitorëve të huaj, Balliu është shprehur se kjo vjen si pasojë e informacioneve që DASH ka për Shqipërinë.

-Departamenti Amerikan i Shteti përjashtoi Shqipërinë nga lista e vendeve mikpritëse të biznesve amerikane, duke u konsideruar kështu si një shtet me klimë armiqësore ndaj investitorëve të huaj. Përgjegjësi e kujt është kjo dhe çfarë pasojash i rëndojnë Shqipërisë?

 

Arsyeja se pse Departamenti i Shtetit e cilëson klimën e biznesit në Shqipëri si armiqësore është e qartë.

DASH ka informacion të plotë mbi gjendjen e Shqipërisë për sa i përket krimit të organizuar i cili sot por drejton vendin defakto.

Pushteti që ka marrë krimi i organizuar sot po varfëron shqiptarët, pasi largon investimet e huaja duke i mohuar qytetarëve vende të reja pune.

Qeveria ndërkohë vazhdon ta mbështesë krimin e organizuar, pasi sot e ka kthyer atë ortak në bashkëqeverisjen e vendit.

Ndaj sot nuk kemi të ashtuquajturit peshq të mëdhenj pas hekurave por thjeshtë arrestime politike apo propagandistike.

Biznesi nuk ka siguri, nuk ka shpresë dhe nuk ka besim të shtrijë aktivitetin e tij në vendin tonë. Në këto kushte dhe me këto hapa regresiv, ekonomia e vendit është drejt falimentimit.

 

– Prej kohësh nuk shohim më që në vend të ketë arrestime në lidhje me kultivimin e lëndëve narkotike sic ka pasur më parë. Mendon se në Shqipëri nuk kultivohet më kanabis apo është problem i forcave të rendit duke i anashkaluar këto situata?

Arsyeja pse nuk ka arrestime për tregtimin e lëndëve narkotike është sepse qeveria Rama sot po bashkëpunon me narkotrafikantët.

Mjafton të shohësh që qeveria në 2 Ministra të Brendshëm që përzgjodhi gjatë drejtimit të vendit, të dy ato kanë një të përbashkët.

Të dy kanë familjarët e tyre që merren me narkotrafik.

Pra sot përfshirja në këto rrjete kriminale është kriter për të ecur përpara në qeveri.

– Gazetarët tanë përgjatë 3 javësh ndodhen në monitorim të turizmit në zonat bregdetare. Nga bisedat me qytetarët kemi konstatuar rritje të jashtëzakonshme të çmimeve, ulje të sigurisë në plazhe, duke i’u referuar këtu rasteve të cilat ne i kemi pasqyruar me kullat e vrojtimit, ku mungojnë  bayëatch dhe humbje e besimit tek siguria ushqimore. A është sot shteti apo Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në ditët e saj më të këqija për të ruajtur dinjtetin dhe për të pasur një  vend me turizëm në zhvillim?

 

Rritja e çmimeve vjen për shkak të mungesës së investimeve të qeverisë në ekonomi.

Duhet të dini që sot janë 30 miliard lek më pak në qarkullim sipas Bankës Shqiptare.

Në këto 5 vite nuk ka patur asnjë investim në infrastrukturë por vetëm investime për fasada.  Vetëm në 3 vitet e para të saj qeveria harxhoj plot 570 milion euro për fasadat e saj, si rregullimet e zyrave të Kryeministrisë, Ministrave e të tjerë.

Rritja e çmimeve gjithashtu vjen edhe për shkak të bashkëpunimit të Edi Ramës me krimin e organizuar, pasi sot investimet në hotele po bëhen me paratë e drogës.

Sot ka rreth 2 milion metra katror ndërtim por ndërkohë sipas Bankës së Shqipërisë ka rënie të kërkesave për kredi hua dhe njëkohësisht Banka qendrore argumentoj se ka 400 milion euro më shumë sot në ekonominë shqiptare. Të gjithë jemi të bindur se këto miliona euro kanë ardhur nga  burime alternative, çka do të thotë nga droga e mbjellë për 5 vite me radhë nga qeveria Rama-Krim.

Është pikërisht kjo arsyeja pse patëm atë rënie drastike të euros.

Janë këto arsye të cilat sot kanë çuar çmimet në jug edhe kudo në Shqipëri në shifra marramendëse.

Sot Shqipëria është vendi i 5 me i shtrenjtë në Europë.

Çmimet tona në jug kalojnë Malin E Zi i cili është shumë herë më përpara nga ne në turizëm ndërsa Tirana është një nga qytet me të shtrenjta të Europës dhe për këtë ka patur dhe raporte ndërkombëtare.

Ndaj sot është esenciale që njerëzi të çohen në një revolucion për të larguar qeverinë e drogës.

Në të kundërt Shqipëria mund të falimentojë ekonomikisht.