Shpallje

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Lushnjës. Dyshohet se shtetasi me inicialet S.Xh, 26 vjeç nga Lushnja, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë bashkëqytetarin e tij, shtetasin A.Ç, 29 vjeç.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, ky i fundit ishte duke lëvizur me automjetin e tij tip “Peugeot”, dhe fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Në pranga është vënë shtetasti Ilirjan Xheliu, 60 vjeç, babai i atentatorit të dyshuar, pasi akuzohet se e ka ndihmuar atë të largohet nga vendngjarja pas të shtënave.