Shpallje

Altetico Madrid mposht 3-1 me 11-metërsha Arsenalin në International Champions Cup, në sfidën e tretë brenda ditës që e përcaktoi fituesin në ruletën e penalltive, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Vetëm një nga katër futbollistët e rinj të “topçinjve” arriti të mposhtte portierin Adan, ndërsa ky i fundit realizoi penalltinë e pestë të “Los Colchoneros”, pa qenë nevoja që kundërshtari të ekzekutonte të radhës.

Të dyja skuadrat e nisën përballjen me shumë emra të rinj në formacionet respektive, gjithsesi Unai Emery pati luksin të hidhte në fushë që nga minuta e parë lojtarë me eksperiencë si portierin Leno, mbrojtësit Bellerin, Mustafi dhe Kolasinac, si dhe Ramsey, Aubamyeng dhe Lacazzette.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Atleticos, me Vietton, që zhbllokoi rezultatin i shërbyer nga Correa në minutën e 41-të.

Arsenali ktheu shumë shpejt ekuilibrin në rezultat sapo nisi pjesa e dytë me të riun Smith-Rowe, që finalizoi saktësish me një të djathtë të kalibruar thuasje në vijnë e 16-metrave. Një gol për t’u mbajtur mend ky i 17-vjeçarit anglez.

Në ruletën e 11-metërshave emocionet i ndien më shumë te futbollistët londinezë, që gabuan në seri, duke shënuar vetëm një herë, përkundrejt 3 realizimeve të futbiollistëve të Atleticos.