Shpallje

Talenti francez ka vendosur ta ndërrojë numrin e fanellës te Paris Saint-Germain.

Kylian Mbappe po cilësohet si një prej futbollistëve më të mirë aktualisht në botë.

Ai pati paraqitje të mrekullueshme në Kampionatin Botëror ku udhëhoqi Francën drejt titullit të kampionit dhe tashmë ka deklaruar se do e vazhdojë atë edhe te PSG.

19-vjeçari ka bërë një ndryshim në numrin e fanellës.

Klubi ka njoftuar Mbappe nuk do të mbajë më numrin 29, por qysh nga sezoni tjetër ai do të luajë me fanellat me numër 7 të njëjtë me idhullin e tij Cristiano Ronaldo.