Shpallje

KPK pasdrekën e sotme pati për seancë dëgjimore veprimtarinë e Kryeprokurorit të Tiranës Dritan Rreshka.

Rreshka mori pjesë në seancë me avokatin e tij Arben Rakipi.

Siaps KPK , drejtuesi i prokurorisë së Tiranës është vlerësuar me deklarim të pa saktë pasuri.

 “Për pasurinë ILDKPKI ka konstatuar se Dritan Rreshka nuk ka bërë deklarim të saktë. Rreshka ka kryer deklarim të rremë, ka kryer fshehje pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë. Ka mospërputhje për koston e ndërtimit të kateve përdhese të shtëpive private. Ka mungesë të burimeve të ligjshme për katin e tretë dhe të katërt. Ka mungesë për të ardhurat nga emigracioni dhe qeratë e dhëna për objektet që ka në pronësi. Ka mospërputhje mes deklaratave të vitit 2011 me dokumentacionin për kredine e butë. Ka mosperputhje për vlerën 1.5 mln leke per blerjen e apartamentit. Konstatohen dokumente fiktive për përfitimin e kredisë së bute.” –  është shprehur realtorja  Etleda Çiftja.