Shpallje

Nga Hermes Kafexhiu

Në fakt është për të ardhur keq dhe për të qeshur në të njëjtën kohë sesi një pjesë e madhe solidarizohet me veprimin e Presidentit të Republikës, deri në pikën sa e vlerësojnë se kthehu ligjin e TK.

E turpshme për të gjithë ata që deri më dje u shqyen kundra Metës dhe varganit të tij hajdutëve.

Për të gjithë ata që harruan gjendjen kaotike të administratës, duke e kthyer në sahanin e drejtorëve mercenarë që e mbushën me diplomat e Metit institucionin.

Drejtorë që vinin të Hënave për punë dhe prisnin në tavolinë zarfat e inspektorëve apo drejtora të tjerë që jo pak ditë më parë morën akuza për korrupsion.

Më qesharakja në gjithë historinë e TK është që një komunitet i caktuar i vari shpresat tek Meta.

Personalisht, njëlloj si shkrimi në emrin tim, ndaj mendimin se asnjë gjest politik apo paqësorë nuk i lan mëkatet e Ilir Metës.

Në pikëpamjen time të stërthënë, veprimtaria politike e Ilir Metës mban aromë të qelbur korrupsioni, hajdutërie, pazaresh, dallaveresh dhe dhune.

Kohët e fundit kam dëgjuar që vendimet e tij në situata të caktuara kanë qenë për vendin vendimtare, deri aty sa sot shumë opinionist por edhe politikanë e konsiderojnë Metën konstitucionalist.

Politika mund të ketë interpretime në shumë plane në raport me këndvështrimin rreth figurës së Ilir Metës, por realiteti ndaj tij është aq kundërthënës sa as veta ata që e votojnë nuk mund ta mohojnë.

Në retorikë shtroj një pyetje sa të figurshme, por edhe llogjike:

Nëse sot bëjmë një referendum popullor, ku të pyesim mbarë qytetarët shqiptarët, “Se cili politikanë mbahet sipas jush si figura simbolike e korrupsionit në Shqipëri?”.

Me bindjen më të plotë, them se 80 % e shqiptarëve, të parin do të vendosin Metën.

Ilir Meta është ndër mëkatarët më të mëdhenj në historinë e Shqipërisë.

Edhe për kujtesë, një nga fragmentet e vetme ku bashkohem me Sali Berishën është, kur i thoshte se “ishte kokë e qelbur”.

Sot Ilir Meta kthehu ligjin për Teatrin Kombëtarë në parlament, duke argumentuar në 9 pika se përse nuk e dekretonte.

Nuk po i hyj analizës, se a vlen të merret për bazë argumenti i parashtruar nga Meta për dekretim, me arsyen se për mua çdo lloj argumenti i përdorur nga personi i tij nuk është i besueshëm.

Karta e tij morale nuk justifikon aktin edhe akti i tij nuk duhet të na bëj krenar, nuk duhet të na bëj krenar Ilir Meta që po shpëton truallin e TK.

Personalisht e kam bërë publik qëndrimin tim në lidhje me çështjen e TK dhe natyrisht që jam për ruajtjen historike të godinës së Teatrit, por kjo s’më bën ta lavdëroj Ilir Metën.

Veprimin i Metës lexohet si një reklamë që ia kalon të gjitha reklamave.

Mes amullisë së krijuar Meta sot tenton të fitoj popullaritet dhe të pastrojë figurën, duke bërë shumë njerëz të zakonshëm që kanë nostalgji për historinë e teatrit ta vlerësojnë vendimin e tij.

Meta e përdori TK për të vendosur një tjetër ngërç mes palëve, duke bërë një ndasi të qartë të institucionit që lidhet me bindjet e një selie të kalbur politike, që ngulçon në opozitë për të pritur t’i vërë kthetrat administratës sërish.

Metës ndoshta nuk i ka dalë hesapi me çështjen e TK.

Ndonjë nga palët nuk ia ka plotësuar reston e kërkuar dhe ai kthyer.

Meta kërkon ta shtyj edhe ca më shumë projektin për të gjetur një tjetër mënyrë përfitimi.

Meta nuk e dekretoi ligjin jo për arsyen e dhimbsurisë, së pa perceptueshme në llojin e tipit të tij, për dashurinë ndaj TK, por padyshim se nuk i ka dalë pjesa për të ruajtur bashkë me maçokun qetësinë e tij, ose siç do të thuhej në batutën e radhës “nuk i doli 7 %”.

Meta qëndroi po aq komfort në marrëveshje me Berishën dhe së bashku si Plaku Mere me Adnan Pinxhon e Dritëroit hodhën në lojën “Mos u nxeh” të politikës një tjetër shenjë për të treguar, se ata janë aty, ulur këmbëkryq.
Jo miq, më besoni Meta nuk mund të jetë i besueshëm, nuk mund të jetë kaq i pastër…

Ilir Meta është një figurë që e fsheh djallin në detaje. Verdikti mbi TK e ka në shishe dhe figurën tij brenda, sfurku me siguri që do të shfaqet ditëve në vijim.

Ilir Meta nuk merr një vendim pa siguruar fitoren sipas perceptimit të vetë, ndoshta vendimi i tij heq barrën për mos të marrë presionin e publikut, duke ia dhënë parlamentit.

Kështu, Meta zgjedh të mos jetë shënjestra, por kjo s’do ta përjashtonte si pjesë e atyre që do donin të mos e ruanin historinë.

I njohur për klanin e tij përçarës, si mosmirënjohësi i parë i një ekipi, fjala këtu për ikjen nga Partia Socialiste.

Ikja e tij i dha demokratëve të asaj kohe fitoren.

I njohur për marrëveshjen me Berishën në 2009, kur në fakt erdhi me katër deputet në kuvendin e asaj kohe nga votat e një elektorati anti-berishizëm.

Hapi fenomenin e korrupsionit deri sa e normalizojë në çdo nivel, ku zyrtarë të korruptuar shënonin nga dita në ditë nga një precedent të tipit “Hidhemi nga LSI-ja se me ata ha”.

I njohur për një video-përgjim korruptiv që nxiti protestën e “21 Janarit”, ku mbetën të vdekur 4 vetë.
Mes të shumtave unë thashë disa.

Ajo që më shumë është dhe e besueshme sot, është, se është e “pabesueshme”, që të besohet se Ilir Meta kthehu ligjin për Teatrin Kombëtarë.

Ilir Meta kaq popullor, kërkon të lajm mëkatet.