Shpallje

Këngëtari i njohur nga Porto Riko, Daddy Yankee ka arritur në Tiranë. Ai do të performojë gjatë mbrëmjes në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Daddy Yankee do të ketë edhe ndihmën e Ledri Vulës dhe Encës në këtë koncert. Vet Daddy Yankee ka konfirmuar arritjen me një postim në rrjetin social Instagram.

Ai në këtë postim ka vendosur edhe flamurin shqiptar duke konfirmuar se ka mësuar më shumë për vendin tonë. Koncerti fillon nga ora 20:00 dhe performanca e artistit parashikohet të jetë afro 90 minuta.

Daddy Yankee konsiderohet një prej këngëtarëve më të mëdhenj të zhanrit reagaton dhe dancehall.