Shpallje

Cristiano Ronaldo duket se është gati për aventurën e re më i qetë se kurrë.

Një moment relaksi për yllin portugez të Juventusit, pasi ka arritur të zgjidh me sa duket edhe problemin më të madh të kohëve të fundit, atë me organet e drejtësisë për akuzën e evazionit fiskal.

Organet fiskale spanjolle kanë bërë publike se Cristiano Ronaldo për deklarimet jo të rregullta nga viti 2011 deri në vitin 2014 do të duhet të paguaj bashkë me interesat rreth 19 milion euro dhe dy vite burg, megjithëse çështja e dënimit me burg është për momentin pezull.