Shpallje

Një shtetas nga maqedonia është arrestuar nga Policia e Elbasanit pas një  informacioni të siguruar në rrugë operative.

Ky shtetas do të shiste armë të tipit pistoletë, vlera e të cilave shkonte 500€/copë.

“Në  vendin e quajtur fshatin Urake, qyteti i Prrenjasit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:  Ylber Suma, 32 vjeç, lindur në Shkup, Maqedoni dhe banues në fshatin Dimcë, komuna Hani i Elezit, Kosovë. Pasi gjatë  kontrollit te automjetit tip “Alfa Romeo” me targa SK3771AD, të cilin e drejtonte vetë , policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:2 armë zjarri tip pistoletë dy krehëra,  dhe 5 fishekë.

Ky shtetas këto armë zjarri bashkë me municionet përkatëse, i kishte futur në mënyrë të kundraligjshme nga Maqedonia, me qëllim për ti shitur ato me pas në qytetin e Elbasanit, kundrejt vlerës 500 Euro copa (pistoleta)” informoi policia e Elbasanit