Shpallje

Një pishë është rrëzuar ditën e sotme në aksin rrugor Berat-Skrapar, në vendin e quajtur ‘Ura e Uznovës’.

Rrëzimi i saj për pak sa është kthyer në tragjedi për një familje e cila ka qenë duke udhëtuar me automjet, në momentin që pisha është këputur duke zënën nën të automjetin tip ‘Opel’ me targa AA 295NT, në të cilën ndodheshin një çift bashkëshortësh së bashku me fëmijën e tyre të mitur.