Mesazhi prekës i Sonila Meços për të ndjerin Luan Hajdaraga

Duhej të takoheshim në Strugë, aty ku udhëtoje shpesh për orët akademike, që të mbanin të ri, siç më thoje.
Mandej kaloje për ca qetim nga Pogradeci, se nuk kish si puhizat e freskëta të atij qyteti më shpjegoje.
Kur Tirana zhytet në zhegun e motit dhe politikës, oksigjeni i natyrës dhe akademisë janë shpëtim për neuronet, më këshilloje.
E kur më vije në studio, gjeja ngahera në intervistat me Ty, kënaqësinë e përligjur të gazetarit në biseda të kthjellta e plot lëndë.
Lamtumirë Prof Hajdaraga drejt paqes së përjetshme! Do ndalem të mendoj çdo herë, që fryn një puhizë e ëmbël juge për të më kujtuar sa e rëndësishme është të ndeshësh në jetë Njerëz si Ti!