Ranë viktimë e një grabitje, vriten tre gazetarët

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikën Qendrore, ku stafi i një media i përbërë nga një gazetar, një regjisor dhe një operator kanë humbur jetën.

    Ata dyshohet se ranë viktimë e një grabitje, gjë e cila i mori dhe jetën.

    Të tre burrat me origjinë Ruse janë emëruar si gazetare Orhan Dzhemal, regjisori Aleksandr Rastorguev dhe kameramani Kirill Radchenko.

    Ministria e Jashtme ruse tha se dokumentet e shtypit në emrat e tyre janë gjetur, ndërsa të afërmit e të vdekurve kanë thënë për mediat se ata i kanë identifikuar ato nga fotografitë e marra pas vdekjes së tyre. Një hetim është hapur mbi incidentin.