Shpallje

Nga Marjon Gorica/

Shpesh herë shohim persona të cilët punojnë nëpër institucione të ndryshme të cilët abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor, veprime këto që i ndeshim shpesh herë.

Por pse ndodh kjo?

Shumë nga këta persona përfitojnë nga pozitat e tyre duke vënë në dukje një sjellje aspak normale.

Mora shkas të bëj këtë shkrim pas një konstatimi në një nga rrugët e Tiranës.

Vura re një automjet që doli nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, automjet i cili mbante targën AA324PF.

Nga vetë tipi i makinës më shkoi mendja që i përketë dikujt me pozitë në atë institucion, dhe kështu është.

Prisja të shihja ndonjë person i cili nga pozicioni që mund të mbante mund të neglizhonte çdo rregull të qarkullimit rrugor, por ishte krejtësisht e kundërta.

Në krahun e pasagjerit, të ulur në sendiljen e parë vura re Drejtorin e Policisë Rrugore Mitat Tola, si gjithnjë shembull.

Pavarësisht se ndodhej pasagjer, z.Tola nuk kishte anashkaluar një nga pikat kryesore të sigurisë dhe të domosdoshme në automjet, vendosjen e rripit të sigurimit.

Veprim ky që shumë persona e anashkalojnë duke përfituar nga pozitat që mund të kenë. Gjë për të cilën policia duhet të marri masa dhe ZERO tolerim.

Zero tolerim për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ky është një mesazh i qartë për të gjithë ata persona të cilët shkelin rregullat e qarkullimit, madje dhe për të gjithë efektivët e policisë që toleranca për shkelje të tilla nuk duhet të ekzitoj.

Ligji është i barabartë për të gjithë!