Shpallje

Gjithnjë na ka ndodhur kur kemi qenë në QSUT që familjarët e pacientëve të kryejnë detyrën e mjekut apo infermierit.

Si për çudi, kjo gjë nuk i tërheq vëmendje askujt. I tillë është dhe rasti i analizave të cilat kryhen në QSUT. Në cilin do prej spitaleve të gjendesh, analizat duhet ti çosh vetë në laboratorin e qendrës spitalore, i cili ndodhet në katin e tretë të urgjencës.

Rast ky i cili ka bërë të indinjohet dhe një prej kolegëve tanë, gazetarin Elio Laze.

Laze me anë të një postimi në Facebook e cilëson sistemin shëndetësor të “sh**rdhyer”.

Reagimi:

Shendetesi e shkerdhyer. I japin familjarit te pacientit ne dore ne nje gote plastike analizat e urines dhe i thone: Merri e coji ne laborator…
#rilindje