Shpallje

 

Tërmeti që tronditi mbasditen e sotme Shqipërinë ka sjell dëme të konsiderueshme në disa prej bashkive të vendit.

Sipas informacioneve të siguruara prej Gazetës Ora dhe First Media Network janë shkaktuar dëme në Bashkinë Klos, Bashkinë Mat dhe Bashkinë Bulqizë.

Nga ku, në Klos janë dëmtuar 12 banesa.

Në Mat, konkretisht në fshatrat Dukagjin dhe Derjan janë dëmtuar 8 banesa.

Ndërsa Bashkia Bulqizë ka pësuar dëmet më të mëdha me 47 banesa të dëmtuara në Fushë Bulqizë, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Vajkal.