Shpallje

Nga Xhoi Jakaj

Java që po mbyllim me plot gojën mund të konsiderohet horror:
Një i ri 24 vjeç në Resulaj të vlorës që mund të jetë me patollogji të pa zbuluara të shëndetit mendor vrau pa ju dridhur qerpiku 8 veta brenda tyre dhe një djale 9-vjec e një vajzë adoleshente 17 vjeç, shto dhe faktin që të gjithë i kishte kushurinj,
Një grua e papergjegjshme realizoj një masakër në kodër kamëz duke vrarë një djalë 29 vjeç në biçikleten e tij i cili po drejtohej për në punë për të ushqyer familjen e tij me bukë dhe ushqim,si dhe vrau një vajzë 7-vjece në duart e një nëne dhe tmerroi atë bashkë me vajzën tjetër duke i masakruar me makinë.
Deri kur të sëmurët psiqik dhe të papërgjegjshmit do marrin jetë të pafajshme njerëzish…..
Ajo që më shqetëson më shumë është kur këto dy raste fillojnë dhe i trajtojnë politikisht dhe për të rëne në sy se po bëjnë ndonjë punë të hajrit duke i “sherbyer” popullit të thjesht me pseudoshkrime, rastet sipas tyre duhet duhet ti zgjidhë shteti dhe fajtor është vetë shteti, po cili shtet në botë ndalon dot një të sëmurë psiqik në një fshat të thellë të rrembeje armën kur kjo e fundit gjendet kudo dhe të vrasë tërë farefisin, cili shtet ndalon një grua të papergjegjshme të shtyp gazin në vend të frenave e të vrasë njerëz të pafajshëm në mes të rrugës në punën e tyre, jo jo o politikanë të dështuar nuk ka faj shteti se ka të semurë psiqik se kjo ndodh në mbarë botën edhe në atë mē demokratike e me drejtësi të konsoliduar, madje ka ndodhur edhe kur ishte pd pushtet pra kur ishit ju që shkruani se paska faj shteti se vret një individ i çmendur ose se nje grua e papergjegjshme ka marre patente të parregullt dhe i jep makines sa hap e mbyll sytë me shpejtësi duke vënë këmbën në gaz si e semurë mendore,
Ajo që dua unë të ngre si problematike dhe shqetësim i madh ndër vite është se fajsoj gjithë qeveritë në këtë vend për mos mbledhjen e armëve , e cila duhet të bëhet një orë e më parë, si dhe armbajtje pa leje të konsiderohet vepër e rëndë penale e ligji të ashpërsohet si një formë detyrimi qē ti dorëzojnë shqiptarët këto mjete shumë të rrezikshme në duart e tyre që sjellin vetëgjyqësi dhe fatkeqësi të atij që vret dhe të asaj familje që i vritet familjari.

Një pytje kam për ju që më lexoni sot;
A ka ardhur kohe dhe a është kthyer në detyrim për të shmangur fatkeqësitë nga dora e njeriut DENIMI me vdekje,
Këtë duhet ta rregullojë politika dhe parlamenti qoftë i djathtë apo i majtë me ligje dhe me nene të veçanta e të plota në kushetutë dhe kod ligjor që kush vret duhet të denohet me burgum përjetshëm ose jeta e tij të pritet në mes ashtu sikurse ai ose ajo mori jetë…..
Askush pa një rregullim me ligj dhe zhdukjen nga duart e popullit të armëve në këtë vend nuk e ka jetën të sigurtë ?!
Zoti i mbroftë jetët e njerezve….