Shpallje

Prej 24 orësh në faqet online të First Media Netëwork është hapur një sondazh në lidhje me turzimin në Shqipëri. A ofrohen kushtet e nevojshme për turizëm në Shqipëri? Pyetje së cilës qytetarët i janë përgjigjur në mënyrë negative.

Një pjesë e madhe e tyre shfaqin mendime negative përsa i përketë kushteve që ofrohen nga bizneset, pavarësisht se natyra i ka dhuruar Shqipërisë shumë mundësi të mira e favorizuese.

Qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova ankohen në lidhje me tarifat e larta, mënyrën dhe shërbimin jo korrekt nga ana e subjekteve që operojnë në zonat turistike, dhe neglizhencën e shtetit për krijimin e hapësirave për plazhe publike.