Shpallje

Anisa Bahiti anëtare e këshillit Bashkia Elbasan

Shpresat e botës qëndrojnë mbi të rinjtë. Paqja, dinamika ekonomike, drejtësia sociale, toleranca – e gjithë kjo dhe më shumë, sot dhe nesër, varet nga fuqia e të rinjve ”

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999. Kjo ditë ka për synim promovimin e mënyrave të ndryshme nëpërmjet të cilave rinia do të angazhohej në mënyrë aktive në dhënien e kontributeve sa më pozitive për komunitetet e tyre.

Duke punuar prej vitesh me të rinjtë dhe për të rinjtë mendoj që për ne nuk ka data të percaktuara sepse çdo datë është e rëndësishme , madje çdo ditë orë dhe minut ndaj si rrejdhojë na duhet më shumë përfaqësim i të rinjve në jetën shoqërore, sepse pjesmarrja dhe përfaqësimi nga të rinjtë është thelbësore për arritjet e qëndrueshme njerëzore.

Megjithatë, shpesh mundësitë për ta që të angazhohen jo vetëm politikisht, ekonomikisht dhe shoqërisht, janë të ulët ose jo-ekzistente”.

Të rinjtë janë burim i paçmueshëm për çdo komunitet. Perspektiva e tyre unike, njohuritë, eksperienca, i sjellin diversitet dhe pasuri projektit komunitar. Në vendin tonë pjesa më e madhe e popullsisë jane të rinjë dhe si të tille ato jane potenciali kryesor për zhvillimin e shoqerise duke qene dhe pjesa më aktive e popullates tonë . Ndaj le të shërbej kjo si ditë reflektimi për qeverinë dhe qëveritarët që ti kthejnë sytë nga rinia, ti japin mundësi që ti sherbejnë vendit të tyre . Krijoni alternative për ta dhe mos lejoni që ata të mendojnë se mundesia e vetme e çdo të riu është rruga për të shkuar larg Shqipërisë sepse gjëndja në të cilën ndodhet vendi ynë po i “dikton” rinisë se hapi i parë për sukses dhe për një të ardhme të sigurtë është emigrimi, gjë që kohëve të fundit është rritur në një shkallë alarmante. Ndaj ofroni mbeshtetje dhe siguri sepse rinia është themeli i çdo gjëje.

Shpresoj që kjo rini asnjëherë të mos dëshpërohet e të nënshtrohet, e gjithnjë të vazhdojë luftimin ndaj të gjitha padrejtësive e pabarazive, derisa të arrijnë në stadin ku nuk vendos dikush tjetër për fatin e tyre. Pra, deri atëherë kur ata vetëvendosin. Sepse të rinjtë nuk duhet të jenë të “shtypurit”e së tashmes, por shpresa e së ardhmes.