Shpallje

Prej kohësh ata janë duke punuar me përkushtim për t’i rikthyer fshatit Vëndresh e Malit shkollën e munguar për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të zonës. Bëhet fjalë për mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho.

Vëndresha është një fshat i ndodhur në Skrapar, ku përvec punëve të zakonshme të bujqësisë dhe blegtorisë e ka mëse të nevojshme pasjen e një shkolle.

Një ambjent arsimor për të cilin ministria nuk ka denjuar të marri asnjë masë, si në Vëndresh ashtu dhe në qindra fshatra të tjerë të Shqipërisë.

Donaldi dhe Borsioni gjatë një periudhe të caktuar kohore kanë shfrytëzuar cdo mundësi të mundshme për të vënë në dukje mungesën e një shkolle në këtë fshat, gjë për të cilën kanë kërkuar mbështetjen e cdo kujt prej nesh.

Mbështetje kjo e cila ka arritur të sigurohet, dhe ja ku jemi sot.

Me anë të një postimi në Facebook, Donaldi na vë në dukje punën e nisur për ndërtimin e kësaj shkolle.

Mbas shume e shume perpjekjesh per te filluar ndertimin e shkolles fillore ne Vendreshen e Malit, hodhem guret e pare te themelit.
Falenderojme mbi 200 bamires, te cilet u bene pjese e udhetimit tone. E filluam me 10$ per te arritur ne 10000$.
Per te sjell materialet na u desh qe te investonim edhe 1200$ ne sheshimin e rruges dhe hedhjen e 3 kamioneve me cakull.
Ne ditet ne vinjim do ju njoftojme per cdo punim qe do kryejme.
Falenderime nga zemra pa mase per gjithesecilin nga ju!

Donald & Borsion