Shpallje

Nga Marjon Gorica/Të fshehësh ngjarjen e ndodhur në një nga çerdhet e Tiranës, ku shpërthimi i një bombule gazi tregoi forcën që Bashkia Tiranë ka ndaj institucioneve shtetërore jo në varësi të saj, ishte një provë e mirë, por dhe dështake.

Të bësh një vrimë në ujë, siç thotë populli, ashtu ishte dhe bindja e qytetarëve pas mbledhjes së mediave që drejtoresha dhe personat përgjegjës të policisë dhe zjarrëfikëses bën menjëherë pas hapjes së “thashethemit” (sipas tyre), për shpërthimin e bombulës së gazit.

Përse Bashkia Tiranë i trembet kaq shumë të vërtetës, kush e fshehu ngjarjen dhe vërtetë mendojnë se banorëve të këtij qyteti mund t’i shesin çdo gjë siç ata duan?

Situata e krijuar në çerdhen tek Ali Demi, si pasojë e shpërthimit të ardhur prej rrjedhjes së një bombule gazi alarmoi Bashkinë e Tiranës e cila dezinformoi opinionin publik.
E vërteta është krejtësisht ndryshe nga ato të cilat janë thënë prej drejtoreshës, policisë apo zjarrëfikëses.

Një ‘marrëveshje’ kjo e cila dënohet me ligj, pasi pikërisht këta persona tentuan ta kalojnë të gjithë situatën në heshtje, por fal punës së medias e vërteta u mor vesh.
Pse tentuan të veprojnë në mënyrë të tillë ?
Kujt i trembet Bashkia Tiranë?
E në fund më qesharakja, këta persona që rrezikuan jetën e tyre sot, morën përsipër rriskun e kompanive që meren me bombula gazi.