Shpallje

Ndonëse për mbetjet mjekësore është përcaktuar një depozitim i vecantë, kjo gjë tashmë nuk funksionon, ose për reduktimin e kostove zgjidhen mënyra të tjera.

Mbrëmjen e djeshme në ambjentet e jashtme të QSUT ishin të hedhur këto mbetje medikamentesh pa kokëcarjen më të vogël. Të hapura në mes të rrugës duke mos menduar pasojat që mund të sjellin, një skenë e tillë vendos përpara përgjegjësisë me dhjetëra persona.

Që nga ata të cilët i kanë hedhur aty e deri tek organet dhe institucionet shtetërore që lejojnë dicka të tillë.

Në cilin vend të botës mundet të hedhësh në mënyrë të tillë mbetje të medikamenteve?