Shpallje

Në kuadër të planit të masave për parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore ka qenë dhe përgjatë mbrëmjes së premtes në akset kryesore të kryeqytetit.

Nga kontrolli i rrugores, janë evidentuar raste të shumta abuzimi dh janë bërë 5 arrestime.

Njoftimi i policise:

Kontrollet ne funksion te Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” po vijojne ne kryeqytet me sherbime mbi kohen normale te punes.

Policia Rrugore e Tiranes kontrolle me mjete speciale si Radar dhe Drager, ku kontrollet jane perqendruar ne rruget dhe zonat kryesore te evidentuara si “njolla te zeza” per shkak te ngjarjeve rrugore te ndodhura.

Nga verifikimet ne terren jane evidentuar nje numer i larte shkeljesh, ku nga rrezikshmeria vlen te permenden disa raste konstatimesh, si ai i rruges “Ferit Xhajko” ku shpejtesia e levizjes se automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, nderkohe qe ne automjet udhetonin e gjithe familja, perfshi edhe dy femije i mitur.

Ne rrugen e “Kavajes” shpejtesia e levizjes se automjeteve varionte nga 93 km/h deri ne 99 km/h, nderkohe qe shpejtesia maksimale e lejuar eshte jo me shum se 30 km/h.

Gjithashtu deri ne keto momente jane arrestuar ne kushtet e flagrances 5 persona, nga te cilet 4 ne gjendje te dehur dhe 1 i papajisur pa leje drejtimi.

Jane pezulluar 32 leje drejtimi nga te cilat, 20 per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit dhe 12 per shpejtesi tej normave te lejuara si dhe jane ndaluar administrativisht 12 mjete per detyrime administrative te pashlyera.

Fundjave per te festuar por jo per te rrezikuar

Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, ndiqni keshillat