Shpallje

Një lajm i mirë për të gjithë banorët e Preshevës ka ardhur nga qeveria e Kosovës e cila unanimisht ka votuar pro investimit me vlerë 112 000 euro në këtë zonë.

Kalon projekti i Komunës së Preshevës me vlerë prej 112 000 euro në qeverinë Haradinaj, shkruhet në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Pas mbledhjes së mbajtur sot në qeverinë e Kosovës, ku ndër pikat që u diskutuan ishte edhe projekti i kërkuar nga Komuna e Preshevës, konkretisht nga zyra për zhvillimin ekonomik.

Ndërtimi i një parku për fëmijë dhe qytetarë e Luginës së Preshevës. Ky projeket është votuar në mënyrë unanime nga qeveria e Kosovës, Projekti pritet të filloj shumë shpejt dhe vlera e këtij projekti kap shifrën e 112 000 eurove.

Tërheqja e këtyre mjeteve financjare është bërë e ditur se do të bëhet nga rezervat shtetrore.