Shpallje

Siç duket shkeljet e procedurave ligjore nuk kryhen vetëm nga bizneset apo individët, por edhe nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë.

Të shesësh produkte me fatura jo fiskale, apo ti kesh në përdorim ato, të kushton shtrenjtë, por për tatimorët kjo gjë në institucionin e tyre nuk shihet si e tillë.

Nëse blen një apo disa blloqe faturash në drejtorinë e tatimeve, ty të japin një copë letër, jo fiskale e cila nuk vlen për asgjë. Letër të cilën këta inspektor e shohin nëpër biznese gjoba kushton mbi 500 mijë lekë deri në mbyllje aktiviteti.

Pra në një kohë që kjo letër është jo fiskale, për bizneset është e pa mundur të deklarojnë si shpenzim diçka të tillë pasi kjo faturë nuk e justifikon.

Këtu zë vend shprehja: “Bëj siç them unë,por mos bëj siç bëj unë”.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz