Shpallje

Nga Marjon Gorica/

Si çdo ditë po kthehesha në shtëpi pas një dite aktivitesh dhe takimesh së shumta, duke përmbyllur kështu çdo impenjim si në një ditë të diele.

I qetë deri në një moment kur u përballa me një punonjës pa etikë të policisë rrugore.

Teksa qendronin të stukur 2-3 në kofanon e makinës luksoze të marrë me qera nga Ministria e Brendshme, e duke mos i kushtuar aspak vëmendje trafikut të tmerrshëm që krijohet në Unazën e Re, më nxjerrin tabelën për të ndaluar.

Ndalova, mendja më shkoi menjëherë se mund të donin të kontrollonin xhamat e pasëm, ashtu siç ndodh rëndom prej tyre pasi mendojnë se mund të jenë të veshur me qese të errët për mos t’u dukur çfarë ka pas.

Por jo!

Polici më pyeti se ku po shkoja?

Ndërkohë me sinqeritetin më të madh i përgjigjem në shtëpi, dhe i tregoj me dorë banesën, rreth 50 metra larg nga aty.

Ku shkon tha, nuk e sheh semaforin?

U shtanga, ç’të shihja? Me dritë jeshile ecin të gjithë.

Me faqet e bllokut që shfletonte për ta hapur, polici më kërkon dokumentacionin pasi sipas tij kisha hyrë në semafor me të kuqe.

Me tre persona në makinë dëshmitarë të situatës e duke parë policët përballë, nuk e dija si mund të futesh me semafor të kuq?

Këmbëngulja dhe “egërsia” e punonjësit të policisë kalonte çdo kufi.

Ai i qendronte faktit që unë isha futur me të kuqe, më pas presioni i tij ishte që dhe kalimi me portokalli është i ndaluar.

Ndaj duhet të shkoja në komision.

Por normën e eprorëve ai apo askush tjetër nuk mund ta plotësoj duke i rënë qytetarëve në qafë.

E kuqja e policit sërish humbi, humbi sepse u tremb nga fakti i profesionit të gazetarit.

Po kur unë paskam shkelur ligjin, pse polici na u tërhoq nga vendimi i tij ekstrem dhe egërsia që e karakterizonte?

A ju tremb së vërtetës?

Kur do vij koha që një efektiv i policisë rrugore të kuptoj që nuk ka asgjë dhe askënd në dorë, por  të bëjnë punën e tyre duke rregulluar sado pak katraurën e trafikut në Tiranë.