Shpallje

Nga data 17 shtator është lajmëruar fillimi i aplikimit të tarifës së kalimit të automjeteve në Rrugën e Kombit. Vendim ky i cili nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me vlerën e përcaktuar.

Për cdo kalim në këtë aks rrugor do të paguhet nga 660 lekë për autoveturat, tarifë kjo e cila me kursin aktual të monedhës europiane, është po e njëjta me atë të vendosur në muajin mars, pra 5 euro për kalim.

Ndërsa për banorët e Kukësit vlera e pagesës është 100 lekë.