Shpallje

Krimi siç duket nuk po ndalet, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në Mamurras, ku një i ri ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Mamurrasit, ku i riu Indrit Pepa sapo ka dal nga dera e shtëpisë është ekzekutuar me breshëri automatiku.

Po ashtu mësohet se familja e viktimës ishte e ngujuar për gati 5 vite për shkak të konflikteve të hershme të 27-vjeçarit me një shtetas. Po ashtu policia bën me dije se ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit, shtetasin me inicialet A.M., 49 vjeç. Ky i fundit u shpall në kërkim. Viktima mësohet se të shumtën e kohës ishte jashtë vendit dhe se nuk njihej shumë nga banorët e zonës.