Shpallje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar lejen e ndërtimit të dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ndërtimin e një kulle 77 metra të lartë në qendër të Tiranës.
Zhupa e ka cilësuar dicka të tillë si masakrën e rradhës që Erion Veliaj i bën Tiranës.
Në postimin e saj në Facebook zëdhënësja e selisë blu vë në dukje dhe lidhjet e familjes së kryeministrit me projektin e një kulle të tillë, ku pas saj ndodhet vajza e Lindës, bashkëshortes së tij.
Postimi i plotë:
Ndërkohë që Veliaj nuk përgjigjet për planin që ka miratuar me kulla tek liqeni artificial, vazhdon të bejë gati kullat me leje në qendër të Tiranës.
Kulla mbi 77 metra e larte, me 24 kate, ngjitur 8 metra larg Sahatit të Tiranës, është masakra dhe klientelizmi i rradhës i Erioni Betonit.
Kulla e rradhës e Erion Betionit do jëtë 8 metra larg Sahatit të Tiranës, dhe 8 metra larg Bashkisë Tiranë. Ajo do jetë me 24 kate e mbi 77 metra e lartë dhe në shërbim të familjës së shefit të tij dhe interesave të mafias së ndërtimit dhe pastrimit të parave të pista.
Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 10 datë 2.2.2018 ka miratuar Lejen e zhvillimit për objektin Kullë 24 kate e quajtur “Book Building”.
Po kush është projektuesi i kësaj kulle që ka marr lejen nga qeveritarët?
Firma 51N4E e cila njihet për publikun shqiptar si firma e lidhur me kryeministrin, ku punon vajza e tij (e bashkëshortes Linda) Rea Xhillari, po ashtu si firma që projektoj ndërtimin e Sheshit Skenderbej. Pikerisht kjo firmë e lidhur me Ramen ka marr leje për të projektuar ndërtimin e një kulle prej 24 katesh, ngjitur me Sahatin e Tiranës, dhe godinën e Bashkisë Tiranë.
Sipas planit në mendjen dhe në xhepat e Veliajt e Rames e gjithë zona aty do të mbushet me kulla. Siç kanë dhënë këtë leje, parashikojnë të tjera tek pjesa e teatrit, rreth e qark sheshit Skenderbej, prapa Hotel Tiranës. Por qytetaret e Tiranës nuk do e lejojnë ketë masaker. Erion Veliaj nuk do ketë shansin të shkatërroj përfundimisht Tiranën.
Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.
Bashkëngjitur dokumentat zyrtare qe vërtetojnë Kullen e rradhës:
1. “Dokumentin e veçantë të lejes zhvillimore” ku janë miratuar kriteret e lejes zhvillimore .
2. Vendimin nr.10 datë 2.2.2018 të Keshillit Kombëtar të Territorit për miratimin e lejes .
3. Faqen 5 të dokumentit të veçante te lejes , ku është caktuar zona TR1 si zonë zhvillmi për ndertimin e kulles.
4. Faqen 10 të dokumentit të veçantë është pasqyruar pamja tre dimensionale e Kullës dhe realiteti i godinave ekzistuesese në qendrën e Tiranës.
5. Faqen 13 të dokumentit të veçantë pasqyrohet gjatësia e Kulles dhe lloji i destinacionit të ambjenteve ku përfshihen banim , ambjente biznesi , hoteleri , zyra shërbimi etj.
6. Faqen 17 të dokumentit të veçantë pasqyrohet pamja vizuale e projektit të Kullës, sipërfaqja e përgjithshme e truallit 4639.8 m2 , siperfaqja e truallit të zënë nga struktura 3178 m2 , ku siperfaqja e përgjithshme e ndertimit do të jetë 26692 m2 , gjatësia e Kulles mbi 77 metra .
7. Faqen 18 te dokumentit te veçantë percaktohen distancat ndërmjet Kulles dhe godinave ekzistuese që janë: 8.4 metra me Sahatin e Tiranës dhe 8.7 metra nga godina e zyrave aktuale të Bashkisë Tiranë .
8. Dokumentin nga ëeb që vërteton marredhënien e punës ndërmjet Rea Xhillarit (vajaza e bashkëshortes së Kryeministrit Rama) dhe kompanisë projektuese 51N4E që ka projektuar Kullen .