U.S. President Donald Trump shakes hands with North Korea's leader Kim Jong Un before their bilateral meeting at the Capella Hotel on Sentosa island in Singapore June 12, 2018. REUTERS/Jonathan Ernst
Shpallje

Një letër është nisur nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un për Presidentin Trump. Këtë e ka deklaruar vetë Trump në një dalje për gazetarët ku shprehet se po pret një letër pozitive nga miku i tij.
“E di se një letër është duke ardhur tek unë, një letër personale nga Kim Jong Un. Ka arritur në kufi një ditë më parë”, ka thënë ai para gazetarëve. “Është duke ardhur. Sot është një ditë e mrekullueshme dhe besoj se do të pranojë një letër pozitive”.
Të dy liderët i kanë nisur edhe më parë letra njëri-tjetrit lidhur me programin bërthamor të Koresë Veriore, duke përfshirë edhe mesazhe përmes rrjeteve sociale.