Shpallje

Kryeministri Serb Aleksandër Vuçiç do të jetë për një vizitë dy ditore në veri të Kosovës , vizitë kjo e cila konsiston në vizitën e disa vende, sic është dhe diga e Ujmanit.
Vucic hynë në territorin e Kosovës në orën 14:00.
Ndërkohë që për këtë vizitë nuk kanë munguar as reagimet nga drejtues të lartë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka paraprire cdo situatë me anë të një kërcënimi. Ai tha se shërbimet serbe nuk do të rrinë duarkryq gjatë vizitës së Aleksandar Vuçiçit në Kosovë që të mund të garantojnë që atje “të mos paraqitet askush që të kryejë arrestimin e tij”. “Nuk dua të tregoj publikisht se çfarë do të bëjmë, nuk do të rrimë duarkryq dhe atë që mund ta garantoj është se nuk do të paraqitet askush që mund ta arrestojë Vuçiqin. Këtë lirisht menjëherë munden ta harrojnë”, tha ai.