Shpallje

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile Marjon Gorica ka lajmëruar për prezencën e Ministrit të Mjedisit dhe Zhvillimit Hapësinor të Kosovës z.Fatmir Matoshi në një aksion pastrimi në Tiranë.

Në postimin e tij në Facebook Gorica shprehet se prezenca e minsitrit në Tiranë për t’ju bashkëngjitur aksionit të pastrimit në njësinë 6, është një mesazh për cdo të ri dhe cdo qytetar që të sensibilizohet në ruajtjen e mjedisit.

Postimi i plotë:

Për një Tiranë të pastër!
Të martën kemi ndërmarr një aksion pastrimi me të ftuar të veçantë, ku do të japim dhe një mesazh të qartë për të ruajtur e mbajtur pastër ambjentin.
Në territorin e njësisë 6 pranë Yzberishtit kam vendosur që së bashku me dhjetra të rinj të ndërmarrim aksionin e pastrimit ku do të na bashkëngjitet Ministri i Mjedisit dhe Zhvillimit Hapësinor i Kosovës z.Fatmir Matoshi.
Ftojmë çdo person që të kontribojmë së bashku për një mjedis të pastër, për një Tiranë ndryshe!
📍Njësia Administrative 6- Yzberisht, Tiranë
⏱12:45