Shpallje

Pas vizitës së Aleksandër Vuçiç në Kosovë, nuk kanë munguar reagimet ndaj qeveritarëve.

Një ndër to që ra në sy është një ftesë publike e aktivistit të shoqërisë civile, njëherësh drejtues i organizatës “Shpresa” në Luginën e Preshevës Nevzad Lutfiu.

Lutfiu me anë të një postimi në Facebook ka ftuar Presidentin Hashim Thaçi të vizitoj Luginën e Preshevës dhe shqiptarët autokton të saj.

Postimi:

Ftojmë Presidentin e R.Kosovës, z.Hashim Thaçi, që ta vizitoj Luginën e Preshevës.
Të vizitoj koridorin dhjetë, banjën e Bujanocit e të Sijarinës, ftojmë ti vizitoj shqiptarët autokton në Luginë të Preshevës.